Shtatzënë për herë të dytë?! Reagon Xhensila, ka një lajm të bukur për të dhënë

  • G.G /
  • 20 December 2021 - 12:37
Shtatzënë për herë të dytë?! Reagon Xhensila, ka një lajm të bukur për të dhënë

Pak kohë më parë në rrjet nisën dyshimet se çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, do të bëheshin së shpejti prindër për herë të dytë. Shkak i këtyre aludimeve u bënë disa foto të publikuara nga Xhensila në rrjete sociale.

Në fotot në fjalë ajo shihej pranë Ajkës, të dyja të veshura me fustane të bardha, në një ambient festiv.

Në njërën prej fotove, Xhensila e kishte vendosur dorën mbi barkun e saj duke ngjallur kështu dyshimet te ndjekësit.

E ftuar së fundmi në emisionin "Jo vetëm modë", këngëtarja zbuloi se nuk është në pritje të ëmbël.

Megjithatë, ajo dha një lajm të bukur përsa i përket zgjerimit të familjes. Xhensila tha se ajo dhe Besi kanë në plan të bëjnë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

"Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë. Patjetër që e dua dhe një fëmijë të dytë, as nuk diskutohet. Falë Zotit mëmësia më ka ardhur shumë shpejt, kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur jo vetëm dhe një fëmijë të dytë, por dhe një fëmijë të tretë. Plani është aq, trinia me dy goca dhe një djalë", u shpreh këngëtarja.

(Kosova Sot Online)