Bebe Rexha i blen vetes dhurata si të nuseve shqiptare

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 18:31
Bebe Rexha i blen vetes dhurata si të nuseve shqiptare

Bebe Rexha përmes postimeve në rrjetin social Instagram, tregoi që ka blerë ‘lirë’, një aksesorë ari, që zakonisht blihet për nuset kur martohen.

Këngëtarja nuk ka pritur të martohet por ia ka bërë vetes dhuratë.

“Zakonisht këto i merr si dhurata kur martohesh, por unë i bleva për vete” shkroi ndër tjera ajo, duke promovuar kulturën shqiptare.

Padyshim, vëmendje ka marrë edhe pamja e saj shumë seksi, pasi, Bebe pozoi nga plazhi.

Image

(Kosova Sot Online)