'Kosova është Shqipëri', Stresi publikon videon duke e djegur flamurin e Serbisë

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 08:30
'Kosova është Shqipëri', Stresi publikon videon duke e djegur flamurin e Serbisë

Reperi nga Shqipëria, Stresi, ka qenë pjesëmarrës në protestën e organizuar në Tiranë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se do të dalë kundër zotit të shtëpisë, por jo të mysafirëve.

Ai më tej theksoi se i zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë.

Ndërkohë që ka marrë pjesë në protestë, ai së fundmi ka hedhur një video në InstaStory ku shihet duke u djegur flamuri i Serbisë.

“Kosova është Shqipëri”, ka shkruar ai teksa ka etiketuar edhe profilin e Aleksandar Vuçiq në Instagram.

Protesta theksojmë se është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni brenda PD që është kundër, Lulzim Basha.

Vuçiç nga ana tjetër gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.

(Kosova Sot Online)