Vdes në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur, ra nga hoteli ku po qëndronte

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 13:56
Vdes në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur, ra nga hoteli ku po qëndronte

Aktorja japoneze, e cila bënte sërin e përsonazhit të Anna-s në versionin japonez të “Frozen”, ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia në hotelin ku po qëndronte.

Sayaka Kanda, 35 vjeçe, u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte. Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.

Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të “Ëalt Disney” të vitit 2013 “Frozen”, ishte vajza e aktorit japonez Masaki Kanda dhe këngëtares Seiko Matsuda.

Ajo nuk u shfaq për një performancë në muzikalin “My Fair Lady” në një teatër në Sapporo, kryeqyteti i ishullit malor verior japonez të Hokkaido, të shtunën pasdite.

Megjithatë, aktorja ishte në një provë të premten, sipas mediave lokale.

Takako Matsu, e cila bën zërin e Elsës në versionin japonez të ‘Frozen’, komentoi në llogarinë zyrtare të “Disney” në Twitter se ajo mbeti ‘pa fjalë’ pas vdekjes së koleges së saj, duke thënë se koha që kaluan së bashku është një thesar i pazëvendësueshëm për të.

“Na vjen shumë keq që u japim një lajm të tillë të gjithë fansave që na mbështetën dhe të gjithë njerëzve që u kujdesën për ne. Ne ende nuk jemi në gjendje ta pranojmë vdekjen e saj dhe po përpiqemi ta përballojmë atë”, tha agjencia e Kanda.

Hetuesit e policisë vazhduan të hetojnë nëse Kanda i mori jetën vetes ose nëse vdekja e saj ishte rezultat i një aksidenti tragjik.

(Kosova Sot Online)