Bebe me mesazh: Hani çfarë të dëshironi, por ushqimi është ose ilaç ose shkaktar i sëmundjes

  • e.. /
  • 22 December 2021 - 08:49
Bebe me mesazh: Hani çfarë të dëshironi, por ushqimi është ose ilaç ose shkaktar i sëmundjes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është herë pas here mjaft aktive në rrjetet sociale.

Teksa po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos, 32-vjeçarja po gjen kohë që të postojë në rrjetet sociale statuse të ndryshme për fansat e saj.

Së fundmi, ajo ua dedikoi atyre një status në rrjetin social Twitter, ku i inkurajonte që të bënin gjërat që dëshirojnë në jetë, por gjithmonë me masë të caktuar.

“Pini ujë. Lani dhëmbët. Mos e krahasoni veten me të tjerët. Kujdesuni për biznesin tuaj. Hani çfarë të doni, por mbani mend se ushqimi mund të jetë ose ilaç ose shkaktar i sëmundjes. Dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë ose të ndjeni gjithçka. Jini të mirë me veten”, ka shkruar Rexha në statusin e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare përndryshe është e njohur si një avokate e shëndetit mendor, e cila gjithmonë ka ngritur zërin për stigmën që i rrethon njerëzit me sëmundje mendore.

(Kosova Sot Online)