Mikela e "Përputhen" e ka ndarë mendjen: Rrugëtimit tim po i vjen fundi

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 11:15
Mikela e

Sot në puntatën e “Për’puthen” u shfaq një pjesë e takimit të Mikelës edhe Bledit, si edhe takimi i Erjonit me Florianën (Anën) vajzën e re të programit.

Mikela ka shfaqur pëlqimin më të madh për Erjonin në program, por thotë se nuk është e sigurt të dalë me të.

Takimin e radhës e zhvilloi me Bledin, mes debateve por dhe momenteve romantike. Ajo e pyeti konkurrentin se për kë ka më shumë pëlqim dhe ai rrëfeu hapur se është më i fokusuar te Efi.

Në studio, Mikela pranoi se për Erjonin ndjen më shumë, por ai nuk e bind.

“Nuk jam 100%, por 80% po. Erjoni nuk është i bindur. Plus ka pëlqim dhe për vajzat e tjera. Unë kam dhe për Bledin një pëlqim. Nuk mund të deklarohem se s’dua t’i ushtroj presion Erjonit dhe nuk dua të zhgënjehem më siç ka ndodhur herë të tjera këtu”.

Megjithatë, konkurrentja tregon se nuk do të qëndrojë për shumë kohë në emision.

“Rrugëtimit tim po i vjen fundi. Kam një pëlqim për Bledin. Pëlqimi më i madh për Erjonin. Nuk do të vazhdoj shumë. Nëse për pak kohë, nuk bindem nga Erjoni, do të largohem vetëm nga programi”.

Moderatorja Bora Zemani ndërhyri duke rrëfyer se asnjë nga konkurrentët nuk do të arrijë të ketë siguri të plotë për dikë brenda “Për’puthen”. Ajo u sugjeroi atyre, se nëse kanë vërtet pëlqim për njëri-tjetrin, të vazhdojnë njohjen jashtë dhe të njihen plotësisht.

(Kosova Sot Online)