Pronarja e “Versace” i reagon Dua Lipës pasi shkroi për filmin “Zgjoi” në Oscar

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 09:59
Pronarja e “Versace” i reagon Dua Lipës pasi shkroi për filmin “Zgjoi” në Oscar

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar dje pasi filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, është futur në listën e ngushtë të filmave për çmimin prestigjioz “Oscar”.

Dua tha se është shumë krenare për këtë dhe se kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar këtë vit.

Në këtë postim, ka komentuar edhe pronarja e kompanisë së famshme “Versace”, Donatella Versace.

Ajo ka thënë se Kosova ka shumëçka për t’u krenuar.

“Mrekulli! Ti duhet të jesh shumë krenare Dua, Kosova ka shumëçka për t’u krenuar”, ka qenë komenti i Donatellës.

Ndryshe, filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.

“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

(Kosova Sot Online)