Beyonca dhe Jay Z një hap larg të bërit historinë e Oskar, zbuloni arsyen

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 13:28
Beyonca dhe Jay Z një hap larg të bërit historinë e Oskar, zbuloni arsyen

Beyonca dhe Jay Z janë një hap larg të bërit histori në Oskar. Çifti janë emëruar në listën e ngushtë në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” në 94-vjetorin e ndarjes së Çmimeve Oscar.

Lista e 15 pretendentëve, e cila u shpall më 21 dhjetor, përfshin këngën “Be Alive” të Beyonce, kolonë zanore e “King Richard” dhe “Guns Go Bang”, bashkëpunimi i Jay Z me Kid Cudi, kolonë zanore e The Harder They Fall.

Nëse Beyonce dhe Jay-Z nominohen, do të jetë hera e parë në historinë e Oskar që një çift i martuar do të përballen me njëri-tjetrin në të njëjtën kategori.

Fituesja e vitit të kaluar H.E.R. gjithashtu hyri në listën e ngushtë, si dhe kompozitorja Diane Warren, e cila është nominuar 12 herë në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” por pa arritur të sigurojë asnjë fitore të vetme.

Votimi për nominimet do të bëhet nga data 27 janar deri më 1 shkurt dhe fansat do të shohin nëse Beyoncé e Jay-Z do të bëjnë historinë kur të shpallen kandidatët më 8 shkurt.

Mbretëresha Bey ka qenë edhe më parë në listën e ngushtë me “Spirt” të The Lion King, por as ajo dhe as Jay-Z nuk janë nominuar për një çmim Oscar.

(Kosova Sot Online)