Fjolla Morina tregon si përfundoi në psikiatri

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 14:40
Fjolla Morina tregon si përfundoi në psikiatri

Këngëtarja, Fjolla Morina, është një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar gjatë vitit 2021. Ajo përfundoi në burg dhe ky lajmi ishte kryefjala e mediave rozë. Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur në hollësi për herë të parë në një interviste.

Këngëtarja ka thënë se ajo ishte periudha më e vështirë të jetës së saj dhe se shumë shpesh kishte menduar se nuk do t’ia dalë.

“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.

Më tej, Fjolla u shpreh se familjes së saj i ka ndikuar shumë, sidomos vajzat e kanë përjetuar shumë keq.

“Deri të vdes s’kam me harru, vajzat e përjetuan shumë keq. Madje, vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë”, tha Morina, teksa shtoi se nuk e ka merituar burgun.