Sa kushton kjo veshje Dior e Angelinës? Sa një makinë!

  • G.G /
  • 27 December 2021 - 10:06
Sa kushton kjo veshje Dior e Angelinës? Sa një makinë!

Anxhelina ka publikuar një foto nga pushimet e fundit në dëborë. Ajo u shfaq e veshur me Dior kokë e këmbë dhe duhet thënë, që ra shumë në sy. Ajo ka zgjedhur një kombinim nga koleksioni i fundit i markës prestigjoze.

Nga një kërkim në faqen zyrtare të Dior zbuluam çmimet e secilës veshje dhe vetëm xhaketa xhup kushton mbi 5000 dollarë. Pantallonat rreth 2000 dollarë dhe dorashkat e kapuçi përkatësisht 554 dhe 490 dollarë.

Me këto veshje, Anxhelina arriti të marrë shumë komplimenta dhe besojmë që pasi i lexuat këto shifra do habiteni jo pak.

(Kosova Sot Online)