U raportua se është në lidhje me Granitin, Fifi tregon të vërtetën

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 08:53
U raportua se është në lidhje me Granitin, Fifi tregon të vërtetën

Që nga dalja e këngëtares kosovare, Filloreta Raçi nga shtëpia e famshme në Shqipëri, në media rozë është aluduar për një marrëdhënie të mundshme mes saj dhe ish-konkurrentit, Granit Cana, me të cilin ajo u pa mjaft e afërt gjatë kohës që ishin brenda.

Dyshja ishin ndër konkurrentët më të përfolur brenda shtëpisë për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar dhe aludimet e ngritura herë pas herë për një lidhje. Teksa, prej ditësh po përfiltet se janë bashkë.

Daljet e tyre të shpeshta kohët e fundit kanë ngritur zëra për një lidhje të mundshme, teksa Fifi ka vendosur të reagoj përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Atehere, kam fiks një muaj që shoh lajme, tags, komente etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin Jo nanusha, portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti, por kaq. Ju dua!,- ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)