Për çfarë e akuzoi Madonna reperin kanadez?

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 18:08
Për çfarë e akuzoi Madonna reperin kanadez?

Ikona legjendare e muzikës pop, Madonna ka filluar përplasjen e radhës.

Këngëtarja ka nisur një “betejë” me Tory Lanez. Ajo e ka akuzuar atë se ka përdorur një nga këngët e saj të famshme, pa lejen dhe pa të drejtën e saj, duke theksuar se kjo gjë është e paligjshme.

Ylli i hitit “La isla bonita”, i ka komentuar Lanez, duke i thënë: “Lexoi mesazhet e mia për përdorimin tënd ilegal të këngës time ‘Into The Groove'”.

Kënga në fjalë është e fundit e Toryt dhe titullohet “Pluto’s Last Comet”.
Madonna edhe publikisht ka treguar se nuk është fanse e tij.

Kjo vjen pasi instrumentali i fillimit të këngës “Pluto’s Last Comet” është një ripërtërije e këngës së dikurshme të Madonnas “Into the Groove”. Gjithsesi, Madonna nuk është i vetmi personazh publik që has telashe me kanadezin, pasi ky i fundit është futur në sherr edhe me Megan Thee Stallion.

Rikujtojmë se Madonna u bë pjesë e një tjetër konflikti me reperin 50 Cent në “Instagram”, pasi ky i fundit u tall me koleksionin e fotove të të brendshmeve që ajo postoi gjatë festës së Falenderimeve.

Madonna ka reaguar menjëherë me anë të një postimi në Instastory, ku shkruan:

“Ky është 50 Cent që bën si miku im. Tani ka vendosur të tallet me mua. Mendoj se karriera jote e re po merr vëmendje duke u tallur me të tjerët. Zgjedhja më e ulët që mund të bëje si artist dhe si i rritur. Je xheloz që nuk dukesh aq mirë sa unë apo nuk kënaqesh aq sa unë kur ke moshën time…”


(Kosova Sot Online)