Dikur e konisderonin si motër! Dua Lipa injorohet ‘keq’ nga Bella dhe Gigi

  • G.G /
  • 29 December 2021 - 13:22
Dikur e konisderonin si motër! Dua Lipa injorohet ‘keq’ nga Bella dhe Gigi

Ka kohë që në medie është aluduar për ndarjen e Dua Lipës me Anwar Hadid.

Sipas mediave të huaja, dyshja i kanë dhënë fund romancës dy vjeçare për arsye të pa zbuluara ende.

Përveç kësaj, në medie është vënë re një injorim që motrat Hadid po bëjnë ndaj këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Postimet që po bën Dua Lipa në rrjetet sociale numërojnë një numër të madh komentesh ku mungojnë ato të Bellas dhe Gigit, të cilat para një muaji ishin shumë aktive në këtë rast.

Dua Lipa ka qenë shumë e lidhur me motrat e Anwar Hadid, madje daljet e tyre kanë qenë të shpeshta ku dashuria që kishin për njëra-tjetrën vërehej dukshëm përmes dedikimeve.

(Kosova Sot Online)