Ish-menaxherja e Kardashians gjendet e vdekur në bagazhin e një makine

  • G.G /
  • 30 December 2021 - 10:31
Ish-menaxherja e Kardashians gjendet e vdekur në bagazhin e një makine

Angela ‘Angie’ Kukawski, një menaxhere e njohur biznesi, u gjend e vdekur në bagazhin e një makine të parkuar në Simi Valley, në veri të Los Angeles. Burimet konfirmuan se gruaja 55-vjeçare ishte Kukawski.

Departamenti i Policisë së Simi ka arrestuar të dyshuarin për vrasje, i cili duket se ka transportuar trupin nga Van Nuys në shtëpinë e një të afërmi në Luginën Simi, në orët e para të mëngjesit të 23 dhjetorit.

Menaxherja e njohur edhe si menaxhere e biznesit të Kardashians ishte nënë e 5 fëmijëve.

Kukawski kishte një numër klientësh të famshëm, duke përfshirë Nicki Minaj, Kanye West dhe Offset. Vitet e fundit, ajo menaxhoi edhe pasurinë e Tupac Shakur.

(Kosova Sot Online)