Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH

  • G.G /
  • 30 December 2021 - 09:43
Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Ronela Hajati fiton çmimin e parë të karrierës duke marrë kupën e më të mirës në edicionin e 60-të të Festivalit të RTSH-së.

Ajo do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022. Me shumë emocion, lot dhe duartrokitje Ronela u shpreh se çmimin e saj të parë ja dedikon të atit dhe nënës.

“Ma bëni një foto për Instagram sepse kam shumë njerëz që nuk kanë besuar tek unë”, e mbylli fjalën e saj Ronela.

Në vendin e dytë doli Alban Ramosaj me ‘Theje’.

(Kosova Sot Online)