'Xhihani' shtrohet në spital, ja si është gjendja e tij shëndetësore

  • G.G /
  • 30 December 2021 - 14:15
'Xhihani' shtrohet në spital, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Aktori turk Erkan Petekkaya, i njohur në vendin tonë si “Xhihani” i serialit “Fate të kryqëzuara” është shtruar një javë më parë në spital.

Ndërsa sot sipas medieve turke aktori i është nënshtruar një operacioni në veshka.

Por mësohet se gjenda e përgjithshme e 51 vjeçarit pas një operacioni që zgjati 1 orë e 45 minuta është e mirë.

(Kosova Sot Online)