Neki dhe Zana më të lumtur se kurrë: Bëhen prindër për herë të parë

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 15:09
Neki dhe Zana më të lumtur se kurrë: Bëhen prindër për herë të parë

Për këngëtarin dhe moderatoren e njohur Neki Emra&Zana Zhaveli, dita e mërkure do të mbetet e paharruar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Neki dhe Zana janë bërë prindër për herë të parë, ata kanë mirëpritur në jetë një vajzë dhe një djalë, që i kanë pagëzuar me emrat Aresi dhe Hera.

Image

Lajmin e ka bërë të ditur Neki, përmes llogarisë së tij sociale gjersa ka shkruar: Të dashur njerëz të mirë. Dua të ndaj momentin më të lumtur të jetës sime me ju.

Sot, Zana dhe unë u bëmë prindër të dy fëmijëve për herë të parë. Hera dhe Aresi nga sot për mua dhe Zanën janë motivi i jetës për të cilët do të bëjmë të pamundurën t’ju ofrojmë një jetë të lumtur.

(Kosova Sot Online)