Nga puthja e parë tek vendi më i çuditshëm ku ka bërë s*ks? Rrëfehet Robert Berisha, tregon pse refuzoi ftesën për BBV: Që të bëj show, duhet …

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 08:01
Nga puthja e parë tek vendi më i çuditshëm ku ka bërë s*ks? Rrëfehet Robert Berisha, tregon pse refuzoi ftesën për BBV: Që të bëj show, duhet …

Këngëtari Robert Berisha është shprehur se ka pasur festë për tu bërë pjesë e Big Brother Vip, një muaj para fillimit të spektaklit.

Gjatë një interviste, u shpreh se nuk e pranoi festën pasi i duhej të linte vajzën dhe emisionin e tij për t’i bërë show falas një televizioni.

Ai theksoi se s’mund të linte jetën e tij për “t’i bërë show dikujt tjetër, pa pagesë”, duke hedhur kështu poshtë pretendimet se banorët që janë brenda shtëpisë së Big Brother Vip marrin lekë për ditët e qëndrimit aty.

“Kam pasur festë 1 muaj para se të fillonte Big Brother. Festa vazhdon të bëhet, por s’kam mundësi. Të lë emisionin tim, vajzën time për ti bërë show Top Channel. No money, no funny. Asnjë prej tyre nuk paguhet për qëndrimin brenda dhe në fund i marrin apo si marrin ato 100 mijë euro. Siç ka ndodhur edhe herët e kaluara. Të lë jetën time për të bërë show ty, duhet të më paguash. Kaq”, u shpreh këngëtari në emisionin “Pikë”.

Robert Berisha hyri edhe në detaje të jetës së tij personale duke treguar vendin më të çuditshëm ku ka bërë seks dhe puthjen e parë.

“Puthjen e parë se mbaj mend mirë kur e kam dhënë. Po ndoshta 5 vjeç. Ndërsa vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks është në aeroplan. Është rrugë e gjatë Evropë-Amerikë dhe ka ndodhur. Nuk merr gjobë, vetëm kur pi duhan. Me seks nuk rrezikon fluturimin, e kemi bërë aq mirë, aq profesionale, sa nuk e ka parë askush”, tha artisti.

Ai foli për të ardhmen e vajzës së tij, Renee, teksa u shpreh se nuk do donte që e bija të merrej me muzikë, por të zgjidhte një profesion tjetër.

“Çdo prind duhet ta lërë vetë fëmijën e vet të zgjedhë profesionin. Edhe pse në muzikë nuk ka qejf, pavarësisht se ka shumë vesh në muzikë, vallëzim muzikë. Ndoshta në mjekësi, doktoreshë, avokate. Muzika e lodhshme”, u shpreh Robert Berisha.

(Kosova Sot Online)