Kënga e Dua Lipës në listën e preferuar të Sekretarit Amerikan të Shtetit

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 15:19
Kënga e Dua Lipës në listën e preferuar të Sekretarit Amerikan të Shtetit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka ndarë një listë më këngët e tij të preferuara, që janë lansuar gjatë këtij viti.

Pjesë e listës që ka ndarë Blinken në Spotify, është edhe një prej këngëve të këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Bëhet fjalë për këngën “Levitating” që Dua e ka në bashkëpunim me DaBaby. Kjo këngë është edhe pjesë e albumit “Future Nostalgia”, që është renditur si i dyti më i dëgjuar në gjithë botën, në këtë platformë.

Pjesë e listës së Blinken janë gjithsej 36 këngë. 

(Kosova Sot Online)