95 mijë dollarë për një letër dashurie nga Tupac

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 12:56
95 mijë dollarë për një letër dashurie nga Tupac

Dikur Tupac Shakur i shkroi një poezi dashurie një prej të dashurave të tij dhe nga po e njëjta letër buron edhe një prej hiteve të tij më të mëdha. Nëse jeni të gatshëm të paguani çmimin që kërkohet, mund ta bëni tuajën këtë letër.

Kjo letër do të dalë në shitje me një çmim fillestar prej 95 mijë dollarësh amerikanë.

Shtëpia e ankandit që pritet ta nxjerrë letrën në shitje, thotë se poema i takon datës 26 gusht të vitit 1995 dhe kishte përfunduar në një koleksion privat, për të dalë në treg pas jo më pak se 26 vjetësh.

(Kosova Sot Online)