Fifi zbulon se ka nisur një lidhje të re?

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 09:57
Fifi zbulon se ka nisur një lidhje të re?

Gjithmonë, jeta private e këngëtares kosovare, Filloreta Raçit – Fifit ka qenë një pjesë për të cilën publiku ka pasur shumë kuriozitet. Por është shtuar akoma më shumë pas qëndrimit në shtëpinë e famshme, ku ajo pati shumë afrimitet me konkurrentin tjetër, ish-futbollistin Granit Canën.

Megjithatë së fundmi, ajo i sqaroi të gjitha, duke treguar se Granitin e ka dhe do ta ketë shok të mirë, por jo më shumë se kaq.

Ndërkohë, ajo ka postuar disa nga familjarët, miqtë e zemrës, bashkëpunëtorët, duke shkruar dy fjalë për ta, pak para ndërrimit të viteve.

Ndërsa në fund, Fifi na zbuloi se ka edhe dikë në jetën e saj, por nuk mund ta postojë.

“Janë dhe disa të cilët nuk jua postoj dot me marr vesh ju kush është. Me të cilin I’m feeling njeriu ma i bekum në botë”, shkroi këngëtarja në Instagram.


(Kosova Sot Online)