Don Zhuani i Turqisë: ‘Faruk’ bën publike lidhjen e re me 26-vjeçaren iraniane

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 01:08
Don Zhuani i Turqisë: ‘Faruk’ bën publike lidhjen e re me 26-vjeçaren iraniane

Ozcan Deniz, i njohur nga roli i Kahramanit, mund ta quajmë padyshim Don Zhuanin e Turqisë. Aktori 49-vjeçar njihet për historitë e tij të dashurisë me vajzat e reja bukuroshe të showbizit dhe duket se kështu do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Pas ndarjes nga bashkëshortja 30-vjeçare, Feyza Aktan me të cilën ka një djalë, Ozcan Deniz ka nisur një lidhje të re. Prej kohësh mediat turke kanë raportuar se aktori është në një lidhje me stilisten iraniane Samar Dadgar, 26 vjeç.

Çifti këtë vit të ri kanë vendosur ta bëjnë lidhjen publike. Aktori publikoi foto krah partneres duke marrë të gjithë vëmendjen. Epo urime çiftit!

(Kosova Sot Online)