Elvana Gjata dhe Mozzik nisin 2022-shin me një bashkëpunim

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 01:19
Elvana Gjata dhe Mozzik nisin 2022-shin me një bashkëpunim

Ditën e sotme Elvana Gjata ka publikuar një “reels” në llogarinë e saj të “Instagram”, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në video, këngëtarja e dashur për publikun shfaqet brenda në makinë duke bërë xhiro teksa dëgjon një këngë të cilën nuk e kemi dëgjuar më parë.

Mesaduket, bëhet fjalë për këngën e saj më të re, e cila do të jetë një bashkëpunim me reperin e famshëm Mozzik! Këtë gjë ajo e ka zbuluar duke etiketuar llogarinë e Mozzik në captionin e postimit të saj.

Duket se viti 2022 do të nisë me një kombinim perfekt zërash për të sjellur super hitin e rradhës.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera parë që flitet për bashkëpunime midis Elvana Gjatës dhe Mozzik. Ata kanë ngritur dyshime edhe vitin e kaluar, pasi Mozzik pati lënë komente ‘misterioze’ në foton e Elvanës në “Instagram”.

Duket se ai ka folur me mesazhe të koduara dhe duhet të jetë një batutë e brendshme të cilën nuk e kuptuam dot.

“Çuhet a po Quhet ?”- ka shkruar Mozzik, ndërsa ky koment ka mjaftuar që të nisin aludimet se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim.

Por tashmë, jemi mëse të bindur që mes dyshes do të ketë një bashkëpunim të ri. Na mbetet vetëm të presim publikimin e saj.

(Kosova Sot Online)