“Grammy 2022” ndryshon vendin ku do zhvillohet pas rritjes së rasteve me Omicron

  • G.G /
  • 04 January 2022 - 16:51
“Grammy 2022” ndryshon vendin ku do zhvillohet pas rritjes së rasteve me Omicron

Rritja e rasteve të personave të infektuar me variantin e ri, Omicron të COVID-19, ka bërë që ekipi organizativ i “Grammy’s”, të kërkojë një vend të ri për transmetimin televiziv të edicionit të 64-të.

“Ata kanë vështirësi të gjejnë një vend dhe po konsiderojnë Hollywood Bowl sepse është jashtë”, tha një burim ekskluziv i Six Page. Evenimenti fillimisht ishte caktuar të transmetohej drejtpërdrejt nga Crypto Arena (ish-Staples Center) në Los Anxhelos, por revista Billboard raportoi se shfaqja ka të ngjarë të shtyhet për shkak të COVID 19.

Një tjetër i brendshëm i muzikës me sa duket konfirmoi lajmin e Billboard duke thënë se ata duhet të zhvendosin vendin. “Ata duhet të bllokojnë një vend për një javë ose dhjetë ditë për të siguruar kohën e provës. Kjo është të paktën kërkesa për Crypto Arena, kështu që kjo i ndërlikon gjërat. Ata e kanë të vështirë ta marrin atë për atë periudhë”, tha burimi.

Ky do të jetë viti i dytë që nata më e madhe e muzikës duhet të bëjë ndryshime për shkak të pandemisë.

(Kosova Sot Online)