Besiana&Shkodrani kështu e urojnë Ali Ahmetin për ditëlindje

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 18:34
Besiana&Shkodrani kështu e urojnë Ali Ahmetin për ditëlindje

Për liderin e BDI-së Ali Ahmeti sot është ditë feste, pasi ai feston ditëlindjen e 63-të, shkruan gazeta 'Kosova Sot Online'.

Me këtë rast miqtë e tij artistë: Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi e kanë uruar duke i dëshiruar shëndet e suksese.

"Urime nga zemra- i dashur xhaxh! Ju do mbaheni mend ndër breza si lideri i cili nga rrëmuja solli thjeshtësi, nga mosmarrëveshjet harmoni dhe nga vështirësitë mijëra mundësi”, ka shkruar Besiana.

 

“Ekzistojnë dy ditë të mahnitshme
në jetën e një personi
dita në të cilën kemi lindur
dhe dita kur e kuptojmë pse kemi lindur” Shumë urime për ditëlindje Kryetar, ka shkruar Shkodrani.

Postimi i plotë:


Lideri Ali Ahmeti sot feston 63 vjetorin e lindjes! Dëshirë e secilit shqiptar që ka fat të ndjekë rrugën e tij është që ky udhëheqës vizionar, modest e njerëzor, ky protagonist kryesor dhe i pathyeshëm i çështjes shqiptare i cili mbi 4 dekada udhëhoqi proceset më të rëndësishme të ketë shëndet për të realizuar dhe finalizuar edhe shumë çështjet jetike për ne! Urime nga zemra- i dashur xhaxh!
“Ju do mbaheni mend ndër breza si lideri i cili nga rrëmuja solli thjeshtësi, nga mosmarrëveshjet harmoni dhe nga vështirësitë mijëra mundësi”

Image

(Kosova Sot Online)