Kim Kardashian merr vendimin e papritur ndaj Miley Cyrus

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 17:18
Kim Kardashian merr vendimin e papritur ndaj Miley Cyrus

Kim Kardashian i ka bërë unfollow Miley Cyrus në Instagram, e cila organizoi një speciale në natën e Vitit të Ri me partnerin e Kim ,Pete Davidson.

Një llogari e fansave të Miley Cyrus, e quajtur @MileyEdition, vuri në dukje se Kardashian po e ndiqte Miley-n deri më 10 dhjetor – në të njëjtën ditë “Page Six” raportoi se Cyrus shkoi në banesën e Davidson pas paraqitjes së tyre “Tonight Show” – por, që nga e marta, Kim ia ka hequr follow Miley-t.

Lëvizja mund të sinjalizojë një dramë të trefishtë mes Kardashian, Cyrus dhe Davidson pasi këta të dy të fundit bashkë-organizuan një speciale të Vitit të Ri në Miami.

“Page Six” raportoi ekskluzivisht se pas paraqitjes së “The Tonight Show”, Cyrus u pa teksa po shkonte për në banesën e Davidson në Staten Island, ku Kardashian gjithashtu u pa më vonë në dhjetor duke dalë fshehurazi në mëngjes.

Dukej se Kim ishte super e sigurt se midis Pete dhe këngëtares Miley ka vetëm miqësi, pasi ajo a pëlqyer foton që Miley ka postuar, teksa përqafohej me komedianin.

Dyshja ishin të rrethuar me tullumbace dhe dekor për Vitin e Ri, ndërsa Miley shkruante krahas fotos: “Energji e madhe debutimi.Unë dhe Pete jemi zyrtarisht bashkë! Bashkëprezantues në fakt!

(Kosova Sot Online)