Kujt ia dedikon Fifi këto fjalë?

  • G.G /
  • 06 January 2022 - 10:37
Kujt ia dedikon Fifi këto fjalë?

Që prej daljes nga shtëpia e Big brother Vip, fansat e Fifit kanë qenë gjithë sye veshë për të kuptuar nëse këngëtarja ka diçka me Granitin apo jo, për shkak të raportit të shumëkomentuar të tyre.

Megjithatë me një postim të pak ditëve më parë, Filloreta ka pranuar se ka fituar një mik shumë të mirë, i cili është Graniti, duke mohuar zërat se mes tyre ka dicka më shumë.

Por në një foto të publikuar pak orë më parë, Fifi ka lënë sërish vend për interpretim, por pa zbuluar se kujt i dedikohen fjalët e shkruara në të.

“Ti më bën të ndihem sikur ia vlen të jetosh”, ka shkruar këngëtarja krah fotos ku shfaqet e qeshur. Të jetë ky një dedikim apo një shkrim i rastësishëm? Këtë e di vetëm Fifi.

(Kosova Sot Online)