Arrestohet vëllai i këngëtareve shqiptare, e denoncoi gruaja për dhunë

  • G.G /
  • 06 January 2022 - 11:07
Arrestohet vëllai i këngëtareve shqiptare, e denoncoi gruaja për dhunë

Mediat kosovare shkruajnë se policia ka arrestuar vëllain e këngëtareve Motrat Mustafa.

Siç shkruan “Indeksonline”, e cila i referohet burimeve të policisë, gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni ka denoncuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që dhunoi gruan është Liridon Mustafa, vëllai i Motrave Mustafa.

Mësohet se ai ka dhunuar fizikisht gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime, ku asaj i është dashur trajtim mjekësor.

(Kosova Sot Online)