‘Ti jo vetëm që ke bërë botox, por je mbushur...’ ja si i përgjijet ndjekëses Bora Zemani

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 12:59
‘Ti jo vetëm që ke bërë botox, por je mbushur...’ ja si i përgjijet ndjekëses Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është një ndër emrat më të përfolur kohëve të fundit.

Në një postim në “Instagram”, ajo ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj.

Shpesh herë moderatorja është akuzuar nga ndjekësit se ka bërë  ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers”, madje i kanë publikuar edhe disa foto të vjetra të saj për krahasim.

Krahas videos, janë vënë re disa komente  të tilla dhe moderatorja nuk ka nguruar për t’i kthyer përgjigje.

“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.

Ndërsa Bora iu përgjigj: Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!

(Kosova Sot Online)