Kim Kardashian e ka diçka për të thënë rreth lidhjeve të reja të Kanye

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 19:30
Kim Kardashian e ka diçka për të thënë rreth lidhjeve të reja të Kanye

Edhe pse mund të duket se si Kanye West dhe Kim Kardashian kanë ecur përpara, reperi është ende duke luftuar për martesën e tij.

Vetëm këtë javë,Kanye  u pa në Miami me portorikanen Audri Nix, duke përfshirë një takim më 4 janar, i ndjekur nga një natë në Broadway me aktoren Julia Fox në New York City në mbrëmje.


Kim Kardashian i sheh takimet e reja të dashurisë së ish-bashkëshortit Kanye West si një përpjekje për ta bërë xheloze.

Një burim i afërt me Kim shprehet se ylli nuk e ‘ka blerë’ faktin se mund të jetë një marrëdhënie e vërtetë.

“Kim mendon se është qesharake se si Kanye nga lutjet për t’u kthyer shkoi drejt shfaqjes në publik me vajza. Ajo e di që nuk është diçka serioze dhe janë lëvizje të zakonshme nga ai”.

Burimi shtoi se Kim e sheh si një përpjekje të dëshpëruar për ta bërë të ndihet xheloze.

“Asaj sinqerisht nuk i intereson, e ka kaluar tani saqë loja e tij e vogël nuk po funksionon”.

Një burim për “E!News” gjithashtu tregoi se Kanye mendjen e ka vetëm te Kim.

“Ajo është e vetmja në zemrën e tij dhe ai beson se ata janë binjakë shpirtërore dhe do të përfundojnë përsëri bashkë,” ndan burimi i brendshëm.

Edhe pse duket se po e shijon shoqërinë e tyre, burimi i brendshëm thotë: “Femrat e tjera me të cilat po kalon kohë janë një shpërqendrim. Atij i pëlqen vëmendja që merr prej tyre, por kjo është e gjitha.”

(Kosova Sot Online)