Kanye West ka një pakënaqësi për vendin ku Kim Kardashian çoi të dashurin e saj të ri!

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 13:33
Kanye West ka një pakënaqësi për vendin ku Kim Kardashian çoi të dashurin e saj të ri!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson festuan romancën e tyre të sapokrijuar në Bahamas dhe ish-i i Kim-it, Kanye West, është ndjerë i zhgënjyer për këtë gjë, sipas burimit të “Hollywoodlife”.

Kim Kardashian, 41 vjeç, e çoi të dashurin e saj të ri, Pete Davidson, 28 vjeç, në një arratisje romantike në Bahamas dhe me sa duket, ky është një vend që ish-i i saj, Kanye West, e di shumë mirë.

“Kanye nuk e kupton pse Kim duhet ta çonte Pete në “Baker’s Bay” në Bahamas për pushimet e tyre të para së bashku,” ndau një burim i afërt me Kanye.

“Për të qenë i sinqertë, duket si një mungesë respekti për Kanye, sepse pikërisht aty, ai e çoi për të festuar ditëlindjen e tij të 40-të disa vite më parë. Kim mori me qira të gjithë ishullin për të, kështu që është padyshim një vend i veçantë në zemrën e tij.

Por, ai ndihet i zhgënjyer sepse ajo vendosi të dërgonte pikërisht Pete atje. Edhe pse Kanye po përpiqet të vazhdojë jetën e tij,  kush nuk do të shqetësohej nga kjo?”

“Baker’s Bay” është padyshim një vend ideal për të marrë të dashurin tuaj, pasi vendi është i njohur për plazhet e tij me rërë rozë, ujërat e kristaltë dhe peizazhet magjike.


(Kosova Sot Online)