Tayna ekspozon linjat joshëse në bikini nga Miami

  • G.G /
  • 10 January 2022 - 11:04
Tayna ekspozon linjat joshëse në bikini nga Miami

Tayna përmbylli një vit tejet të suksesshëm, me projekte të ndryshme, mbrëmje e koncerte të shumta.

Dhe fillimin e vitit 2022, reperja e njohur e ka nis me pushime në Miami, nga ku nuk kanë munguar pozat e shumta atraktive.

Reperja nga Prizreni edhe së fundmi, përmes disa InstaStory ka shfaqur linjat joshëse të trupit për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimit.

Tayna shihet e veshur në një palë bikini ngjyrë blu dhe të bardhë, teksa vëmendjen marrin format trupore të saj.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) në ditët e fundit të vitit të lamë pas publikoi projektin e ri muzikor “Pijetore” që erdhi në bashkëpunim me Cricket dhe u realizua edhe me videoklip.

Ndërkohë, Tayna është drejt finalizimit të albumit të ri muzikor, që pritet të publikohet së shpejti. 

(Kosova Sot Online)