Fifi tregon çfarë do të ndryshonte nëse futej sërish brenda shtëpisë së “BB VIP”

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 15:25
Fifi tregon çfarë do të ndryshonte nëse futej sërish brenda shtëpisë së “BB VIP”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi është një nga emrat më të zëshëm të momentit jo vetëm pë muzikën që ajo bën por edhe për qëndrimin brenda në “Big Brother VIP”.

Duke qenë mjaft aktive pas daljes nga BB VIP Fifi ditën e djeshme u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.

E pyetur nga ndjekësit se çfarë do të ndryshoje nëse do kthehej sërish në BBV,  këngëtarja thekson se do të merrej më shumë me veten.

“A kishe bërë diçka ndryshe në BB VIP nëse kishe pasur mundësi të kthehesh?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

“Mbase nuk do u kisha dhënë vëmendje disave dhe do mirresha me veten më shumë.. por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj njëjtë do kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes ju lutem me helmin që lëshoni mbi njerëzit”, tha ajo.

Mesa duket këngëtarja ka përcjellur edhe një mesazh për banorët që ndodhen brenda në shtëpinë e Big Brother VIP pa dashur të përmendi emra.

“Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem keq nga komentet e juaja për çdo njeri në atë shtëpi”, ka shtuar Fifi.

 

(Kosova Sot Online)