Ja çfarë bëri Leonardo DiCaprio që ka zhgënjyer njerëzit

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 16:52
Ja çfarë bëri Leonardo DiCaprio që ka zhgënjyer njerëzit

Leonardo DiCaprio, aktori i njohur dhe fituesi i “Oscar” është një nga VIP-at të cilët kanë lobuar më shumë kundrejt ndotjes së mjedisit, mbrojtjes së bimëve si dhe shumë aktivitete që kanë në qendër ruajtjen e një planeti të pastër.

Së fundmi, aktivisti është përfolur shumë nga fansat, të cilët kanë qenë të pakënaqur nga veprimi i tij.

DiCaprio është fotografuar duke shijuar pushimet me Camila Morrone në ishullin St. Barts. Ai ka udhëtuar me një jaht luksoz, që sipas fansave, ndot mjedisin.

DiCaprio ka lundruar në Karaibe me të dashurën dhe miqtë e tij që prej 1 janarit, me një jaht të mbushur me qindra mijëra litra karburant, i cili prodhon sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit.

Përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar aktorin, duke e akuzuar se po tregohet hipokrit që ka kontribuar në ndotje, ndërkohë që ai është një ndër zërat më të fuqishëm të mbrotjes së mjedisit.

Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.

Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivojë publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë.

(Kosova Sot Online)