Arjola: Jam gruaja e parë që kam vozitur një veturë në Shqipëri

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 16:33
Arjola: Jam gruaja e parë që kam vozitur një veturë në Shqipëri

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është pjesë e Big Brother VIP që nga fillimi i spektaklit.

Prej më shumë se tre muajsh ka shpalosur gjëra të ndryshme nga jeta private e po ashtu edhe nga karriera profesionale.

Në një diskutim të radhës me banorët, saktësisht me Donaldin, Beatrix dhe Einxhel, ajo theksoi se ka qenë gruaja e parë që ka vozitur veturë të tipit “Porsche” në Shqipëri.

“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, u shpreh Demiri.

Ish-aktorja e “O sa mirë” ka treguar disa herë për pasionin dhe fiksimin që ka për veturat.

Arjola është një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në BB VIP.

(Kosova Sot Online)