Adelina Tahiri premton lajme të mira, fansat mendojnë se është shtatzënë

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 08:50
Adelina Tahiri premton lajme të mira, fansat mendojnë se është shtatzënë

Aktualisht, Adelina Tahiri po qëndron në Stamboll nga ku dhe ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale. Por në postimin e fundit, ndjekësit e saj kanë nisur ta urojnë për një shtatzëni.

Shkak për këtë u bë mbishkrimi me të cilin kishte shoqëruar fotot.

“Me lajme të mira”, ka shkruar Adelina.

Megjithatë, këngëtarja mund të paralajmërojë rikthimin në muzikë.

“Po mendoj që je shtatzënë, ky është lajm i mirë”, “Po vjen bebi apo kënga”, “Me një bebush”, janë disa nga komentet.

Kujtojmë që Adelina ka një djalë me biznesmenin nga Maqedonia e Veriut, Serjoza Markov.

(Kosova Sot Online)