Cristiano Ronaldo ngacmon me mesazhe moderatoren shqiptare

  • G.G /
  • 12 January 2022 - 10:41
Cristiano Ronaldo ngacmon me mesazhe moderatoren shqiptare

Moderatorja Alesia Bami është e njohur gjerësisht në publik jo vetëm si një moderatore në televizion, por edhe si një nga vajzat më seksi të shoëbizit shqiptar, për pamjen e kuruar dhe format e saj trupore.

Së fundmi, ajo ishte pjesë e një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi.

Nëse njëri nuk i përgjigjej pyetjeve me “spec”, tjetri e qëllonte me vezë në kokë.

“Trego emrin e futbollistit që të ka shkruar më shumë se dy herë për të dalë në darkë?”, ishte pyetja që iu drejtua Alesia Bamit.

“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha si fillim moderatorja duke qeshur.

Por më pas, shtoi se i kishte dërguar mesazh ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Cristiano Ronaldo”, u tha ajo.

Nuk e dimë nëse i ka shkruajtur vërtetë, apo e tha thjesht për shaka, pasi Ronaldo për më tepër është në një lidhje.

(Kosova Sot Online)