The Weeknd i dedikon këngë Angelina Jolie

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 16:51
The Weeknd i dedikon këngë Angelina Jolie

Nëse The Weeknd vijon të thotë që nuk është i lidhur me Angelina Jolie, me siguri po bën shaka me ne. Ndonëse thashethemet për një romancë mes tyre duket sikur janë zbehur kohët e fundit, dyshja janë parë sërish duke darkuar në restorantin ku janë fotografuar për herë të parë në shtator.

Dhe sigurisht nuk mbaron me kaq. Në albumin e tij të ri, “Dawn FM”, The Weeknd këndon disa vargje që duket sikur i ka shkruar 100% për Angelina-n.

“E dashura ime e re, ajo është një yll filmash” “Të kam takuar vetëm në ëndrra dikur. Kur isha i vogël dhe vetëm në këtë botë. Ti ishe atje kur unë kisha nevojë të quaja dikë “femrën time” e ndërsa tani je realiteti im.”- vazhdon Abel në këngën “Starry Eyes”.

Pra, The Weeknd e ka ëndërruar gjithmonë Angelina-n dhe tani gati nuk i besohet që po del me të!

Në pjesë të tjera të këngës, ai përmend dhe divorcin e saj nga Brad Pitt, duke thënë: “Je e thyer, e vrarë dhe po vuan…”

Çdo varg i kësaj kënge duket qartazi e dedikuar ndaj aktores, e cila nuk është përfolur për asnjë romancë që prej 2018-ës, ku pati një histori të shkurtër me një agjent të pronave të patundshme.

Sidoqoftë, derisa Angelina dhe Abel ta konfirmojnë, të gjitha mbeten vetëm spekulime.

(Kosova Sot Online)