E rrahu dhe tradhtoi, ky është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit, pjesë e botës së krimit

  • G.G /
  • 13 janar 2022 - 13:48
E rrahu dhe tradhtoi, ky është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit, pjesë e botës së krimit

Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish bashkëshortin. Tani që është pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj kanë qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes dhe vetëm dy ditë më parë ajo ka rrëfyer me më shumë detaje historinë.

Arjola ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë që aktorja ishte në djeni. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre femijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj.

Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se ai është i njohur për mediat dhe botën e krimit. Ish bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krim.

Gjithashtu, burime për Albeu.com bëjnë me dije se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.

(Kosova Sot Online)