Kylie Jenner mbretëresha e Instagram! Milionerja e para femër në botë me 300 milion ndjekës

  • G.G /
  • 13 January 2022 - 14:50
Kylie Jenner mbretëresha e Instagram! Milionerja e para femër në botë me 300 milion ndjekës

Kylie Jenner është mbretëresha e re e Instagram. Biznesmenja 24-vjeçare është gruaja e parë në botë që ka arritur 300 milionë ndjekësit në Instagram.

Ndërkohë vendin e parë si femra më e ndjekur e mbante këngëtarja, Ariana Grande.

Kylie Jenner është vetëm personi i dytë, pas yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, me 388 milionë ndjekës në Instagram, që arrin një nivel të tillë.

Gjatë dy muajve të fundit, biznesmenja milionere nuk ka qenë shumë aktive në rrjetin sociale.

Ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin Travis Scott.

(Kosova Sot Online)