Vdes këngëtari pejan Eduard Meraku, i njohur si Edi King

  • A.P /
  • 13 January 2022 - 19:29
Vdes këngëtari pejan Eduard Meraku, i njohur si Edi King

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë këngëtari i njohur pejan e kosovar Eduard Meraku, i njohur si Edi King.

I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij, konfirmohet nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit. Sipas tyre, Edi King padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.

Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e rock-grupit kosovar Seleksioni 039 të njohur për hitet e tyre në vitet e 80-ta dhe 90-ta.

Image


(Kosova Sot Online)