“Buzën e ke të bukur, ta ha fare!”, pas zënkës, plasin çokollatat mes Donaldit dhe Beatrix

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 13:12
“Buzën e ke të bukur, ta ha fare!”, pas zënkës, plasin çokollatat mes Donaldit dhe Beatrix

Gjatë mbrëmjes së emisionit Prime, u duk se marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix pësoi një krizë të fortë.

Beatrix u shpreh se Donaldi nuk i duket si më parë, pasi është ftohur ndaj saj dhe distancuar. Nga ana tjetër, Donaldi tregoi se Beatrix nuk shprehej me të, si dhe pranoi që ishte mërzitur për faktin që ajo kërkonte të dilte pas Dagz nga shtëpia.

Debati vazhdoi edhe një ditë më pas, por duket se gjërat janë qetësuar tashmë dhe të dy e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Sfida e radhës për banorët ishte qëndrimi sa më gjatë nëpër kuti, teksa as në kuti Beatrix dhe Donaldi s’iu ndanë njëri-tjetrit.

Pasi filluan të ngacmoheshin e shtyheshin, Beatrix u dorëzua duke dalë nga kutia e saj dhe shkoi të qëndronte pranë Donaldit.

Ky i fundit e ngacmonte nga brenda kutisë, duke i thënë se i ka sytë e buzët shumë të bukura.

“Sytë i ke fiksim. Buzën e ke të bukur, ta ha fare”- u shpreh Donaldi ndërsa Beatrix ia ktheu me shaka duke nënkuptuar se po të kishin qenë jashtë, s’do të ishte marrë me Donaldin.

(Kosova Sot Online)