Ky veprim i Kanye-s me Julia Fox na duket shumë tendencioz

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 14:43
Ky veprim i Kanye-s me Julia Fox na duket shumë tendencioz

Kanye West qartazi po mundohet t’i dërgojë ndonjë mesazh  Kim Kardashian në mënyrë indirekte, duke u shfaqur më intimë se kurrë me të dashurën e tij të re Julia Fox më pak se 24 orë pasi Kim dhe Pete Davidson kaluan një takim relaksues së bashku.

Ye dhe Julia vizituan Delilah në West Hollywood me disa nga miqtë e famshëm të Kanye të mërkurën mbrëma. Brenda, të dy u ulën pranë njëri-tjetrit në një divan, duke shijuar muzikën e vënë. Megjithatë, është ajo që ndodhi jashtë ajo që i ka bërë të gjithë të flasin.

Ndërsa të dy u bënë gati të largoheshin, Kanye i dhuroi një puthje Julias. Nuk është hera e parë që ne i kemi parë të dy të ndajnë afeksionin për njëri tjetrin në publik, pasi ata bënë një set fotografik së bashku, por kësaj rradhe, koha e puthjes duket më shumë se thjesht një rastësi.

 

Nga ana tjetër, Kim dhe Pete morën pica dhe akullore së bashku të martën mbrëma në “Rite Aid” kur pamë dy të dashuruarit  duke u përkëdhelur e duke dhuruar përqafime… një shenjë e madhe që gjërat po bëhen serioze.

Kanye, pa dyshim që i ka parë ato foto, gjë që na lenë të kuptojmë se është një formë hakmarrjeje ndaj ish-gruas së tij.

Image

(Kosova Sot Online)