Monika Lubonja ia uron vajzës ditëlindjen

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 18:40
Monika Lubonja ia uron vajzës ditëlindjen

Banorët e “Big Brother VIP Albania” tashmë prej muajsh janë izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke humbur të gjitha kontaktet me botën e jashtme, familjarët dhe të dashurit e tyre.

Megjithatë, ata mundohen vazhdimisht të prekin realitetin e jashtëm, duke bërë dedikime e duke dhuruar mesazhe plot dashuri për njerëzit e tyrr të zemrës.

Ditën e sotme, vajza e Monikës, Tea, feston sot ditëlindjen e saj. Kështu, me këtë rast, aktorja e njohur ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë të veçantë të bijës së saj.

Me anë të jastëkve dhe të peshqirave, ajo formoi në tokë emrin e vajzës së saj, një zemër dhe numrin 100.

Ndërkohë, më vonë me gota në duar së bashku me banorët e tjerë të shtëpisë, ajo i këndoi para kamerave këngën e ditëlindjes.

Kjo mënyrë speciale e të uruarit ditëlindjen dhe ky dedikim kaq prekës padyshim që i ka emocionuar të gjithë konkurrentët dhe e ka përcjellur dashurinë nëpërmjet ekranit.

Rikujtojmë se Tea është përfshirë shumë në intervista ku ka folur për ecurinë e mamasë së saj në garë. Ajo ka shprehur opinionin për konfliktet e saj me Ilirin dhe është shprehur se e shikon atë si personi që nxjerr anën më të mirë të aktores.

Image


(Kosova Sot Online)