Nuk do ta besoni: Ky është ish i dashuri i Beatrix Ramosaj

  • A.P /
  • 17 janar 2022 - 22:40
Nuk do ta besoni: Ky është ish i dashuri i Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë.

E kjo jo vetëm për shkak të famës si këngëtare por edhe pjesëmarrjes së saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Big Brother Vip.

Këngëtarja Ramosaj dita-ditës filloi të afrohej me Donald Veshaj me të cilin nuk vonuan dhe nisën një lidhje pavarësisht situatës që ky i fundit e kishte lënë raportin pezull me moderatoren Bora Zemani.

Trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix po komentohet ende nga një pjesë e madhe e publikut duke u bërë tema më e përfolur momentalisht.

Por, para se të niste lidhjen me ishin e shoqes së saj Beatrix Ramosaj ka folur edhe përlidhjen që kishte pasur më herët me Ervi Cenollin.

Trixa e zbuloi se me të ka vallëzuar gjatë pjesëmarrjes së saj në programin “Dancing with the Stars”.

Image

(Kosova Sot Online)