Bella Hadid flet si kurrë më parë për problemet e shëndetit mendor

  • E.K /
  • 19 janar 2022 - 12:07
Bella Hadid flet si kurrë më parë për problemet e shëndetit mendor

Bella Hadid ka thënë se problemet e saj për shëndetin mendor janë fajtorë për arsyen pse ajo nuk ka angazhuar një stilist personal për një kohë të gjatë.

Duke folur për WSJ Magazine, supermodelja 25-vjeçare zbuloi se ishte në një vend kaq të çuditshëm mendërisht sa që ishte vërtet e vështirë për të, të dilte nga shtëpia dhe të vishej bukur.

“Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo nuk e pëlqejnë, nuk ka rëndësi, sepse është stili im. Kur dal nga shtëpia në mëngjes, ajo që mendoj është: A më bën kjo të lumtur? A ndihem mirë në këtë dhe a ndihem rehat?”, shtoi modelja.

Modelja e Victoria’s Secret, ka folur edhe më parë për shëndetin e saj mendor përmes Instagramit, duke zbuluar se ajo ka “vuajtur nga depresioni dhe ankthi ekstrem” për pjesën më të madhe të jetës së saj adoleshente dhe të rritur. Hadid gjithashtu ka shpjeguar pse kishte vendosur nëntorin e kaluar të postonte një seri selfiesh të vetes duke qarë. “Ishte gjëja më e lehtë për mua në atë kohë, sepse nuk isha në gjendje të shpjegoja se si ndihesha”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)