Vedati i Stupcave premton një film për Adem Jasharin

  • A.P /
  • 19 janar 2022 - 14:43
Vedati i Stupcave premton një film për Adem Jasharin

Pjesëmarrja në kinematografinë turke për aktorin nga Kosova, Vedat Bajramin duket se nuk mbaron vetëm me rolin e tij në filim “ElifAna”, atë së shpejti tash do ta shohim edhe në një komedi në Turqi.

Vedati ka treguar se bashkëpunimi me produksionin e filimit “ElifAna” do vazhdojë me dy projekte të reja një në Kosovë dhe një në Turqi.

Sipas tij, ky produksion ka shprehur dëshirë të realizojë një film për komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Bashkëpunimi nuk ndalet me kaq jemi në bisedime të dy projekteve tjera një në Kosovë dhe një komedi në Turki. Ky produksion dhe këta njerëz të fuqishëm e kanë ëndërr të realizojnë filmin e Adem Jasharit sepse me kanë thënë shumë herë e dojmë këtë temë këtë njeri dhe ju si Kosovë ende nuk keni bërë një film të luftës siç meriton Kosova do ishte kënaqësi që këtë staf profesional që e pash në xhirime ta sjell në kosovë për një film të madh”, ka thënë Vedati.

Në filmin “ElifAna” për rtv21.tv Vedati ka treguar se i është besuar roli i “Mehmetit” një burrë memec i cili bashkë me bashkëshorten e tij “Zekiye” përballen me sfidën e të mos pasurit fëmijë.

Aktorin kosovar, do ta shohim duke luajtur krahë aktorëve si: Aliye Uzunatağan, Kazım Çarman, Ali Sürmeli, CezmiBaskın, Necmettin Çobanoğlu, İlyas Salman, Füsun Demirel, Levent Üzümcü, Orhan Aydın, Turgay Tanülkü, Sermiyan Midyat, Cansu Fırışkuny, Cute, Rıza Sönmez dhe Muhsin Asan.

Vedati ka treguar se përgatitja për këtë film nga produksioni “Life is a Movie”  ka filluar që 11 vjet kurse, tash e katër vite në mënyrë intensive është duke punuar në skenar.

Premiera e filmit “ElifAna” pritet të shfaqet më 30 apo 31 tetor në vitin 2022 në Stamboll pastaj në Izmir, Adana si dhe jashtë kufijve të Turqisë

Vedati tha se ka marrë premtim që premiera e këtij filmi do shfaqet edhe në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)