“Meshkujt kanë frikë të dalin me mua”- Modelja e Playboy s’gjen dot dashurinë: Jam shumë s*ksi dhe… Vajzat mendojnë se do u marr të dashurin

  • G.G /
  • 19 January 2022 - 15:17
“Meshkujt kanë frikë të dalin me mua”- Modelja e Playboy s’gjen dot dashurinë: Jam shumë s*ksi dhe… Vajzat mendojnë se do u marr të dashurin

Një modele e Playboy pretendon se është shumë seksi, ndaj meshkujt nuk dalin në takim me të. Elizabeth Marie Chevalier deklaron se e ka të pamundur të gjejë një partner, pasi meshkujt frikësohen nga ajo.

“Është e vështirë që djemtë të dalin në takim me mua, ata frikësohen sepse jam shumë e bukur”, tha 27-vjeçarja, e cila ka pozuar për Maxim dhe Playboy.

Modelja seksi u shpreh se kjo është për të ardhur keq, pasi në të vërtetë është një njeri shumë i ëmbël dhe e dashur.

“Nëse do merrnin kohën për të më njohur mua, do ta kuptonin”, u shpreh ajo, duke shtuar se çdo mashkull që ka takuar e ka trajtuar “si mall”.

Por nuk janë vetëm meshkujt që e gjykojnë bazuar tek pamja e jashtme. Modelja pohoi se gratë janë xheloze sepse mendojnë se do t’i marrë të dashurit.

“Për fat të mirë, kam një grup miqsh që më njohin prej vitesh, tek të cilët mund të mbështetem”, tha Chevalier.

Sa i përket mashkullit ideal, ajo thotë se preferon një djalë të fortë, por të heshtur, të gjatë, ezmer dhe të pashëm me sy të gjelbër.

“Më pëlqen një djalë që e di çfarë do”, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)