Donaldi i frikësohet eliminimit, bën deklaratën e papritur

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 10:37
Donaldi i frikësohet eliminimit, bën deklaratën e papritur

Në nominim për të dal nga shtëpia këtë javë janë aktori, Donald Veshaj, këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj dhe moderatorja, Einxhel Shkira.

Donaldi ka qenë në qendër të vëmendjes që nga ditët e para të këtij formati të reality-show të shtëpisë së famshme për shkak ngjarjeve në të cilat është përfshirë, kështu duke nisur nga puthja me Bora Zemanin, debatet me banorët e deri te lidhja me Beatrixën.

Por, së fundmi ai është përfshirë në debate të shumta me Einxhelin për shkak se aktori nuk e shpëtoi Arbër Gumnishtën (DJ Dagz) në lojën zinxhir e cila u zhvillua të martën, ku nga ai nominim u largua Dagzi.

Dje, gjatë një bisede me Beatrixën, Donaldi u shpreh se mund të dal të premten nga shtëpia.

“Mendoj se mund të dal dhe unë. Ku dihet se si është parë këto dy javë”, tha ai gjatë bisedës me Beatrixën.

(Kosova Sot Online)