Ç’po ndodh?! Fifi pranë ish-bashkëshortit të Adrola Dushit (foto)

  • G.G /
  • 20 January 2022 - 10:34
Ç’po ndodh?! Fifi pranë ish-bashkëshortit të Adrola Dushit (foto)

Fifi është një nga personazhet më të përfolura të momentit në mediat rozë.

Me hyrjen dhe me daljen e saj të papritur nga “Big Brother VIP” ajo shkaktoi shumë polemika dhe ende e tërheq vëmendjen me postimet e saj.

Së fundmi ajo është shfaqur pranë, ish-bashkëshortit të Adrola Dushit ,Adis Patushi.

Fifi ka postuar një Instagram Story me të duke shkruar : ç’du unë me ty

Nuk dihet nëse janë miq, diçka më shumë apo kanë ndonjë projekt bashkë.

Fifi të Dielën foli ekskluzivisht për “Fan Club” dhe tregoi disa të pathëna pa flitra. Ajo u ndal te miqësitë, për të cilat ka folur se kanë shumë rëndësi për të.

“Kam bërë miq, Kledin, shumë e lumtur që kam njohur një njeri si ai, i pastër, i saktë, shumë nice. Bushin tem, nëse në atë shtëpi janë futur 20 e ca banorë në kohën që isha unë, i vetmi banor që më ka mbështetur e mbrojtur është bushi. Kur më shikonte se kam pi 4 birra, më thoshte pastaj jo bush.Pastaj Donaldin që e kam pas takuar vetëm 1 herë. Romeon e kam pas shumë shok e kisha pak kohë që nuk flisja me të. Kur e pashë Donaldin thashë po tani, e muajin e parë kam pasur përplasje me të.

(Kosova Sot Online)